Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Korrupsion 30 mijë euro në kompani me fitim 140 euro?” Avokati “zbërthen” shkeljet e Begajt sipas opozitës
I ftuar në një studio televizive avokati Indrit Sefa, sqaroi se kërkesa e opozitës për shkarkimin e Presidentit është absurde. Sipas Sefës, 7 shkeljet që pretendon PD se i ka kryer Begaj nuk qëndrojnë. Ai theksoi se nuk ka sens të akuzohesh për korrupsion prej 30 mijë eurosh, kur kompania ka fituar vetëm 140 euro. “Opozita do të bëjë politikë me Presidentin e Republikës. Opozita bie gjithmonë në grepin e Edi Ramës. Hedh grepin Edi Rama dhe bie opozita. Kur opozita doli në konferencë për shtyp në Kuvend, unë e mora shumë seriozisht. Thanë: “Do bëjmë kallëzim penal në SPAK për Presidentin, kanë bërë tendera, dhe përfituesi është një kompani ku punon djali i tij.” Denoncimi ishte i rëndë. Unë e besova, se çfarë nuk...