10 qendërmbrojtësit e njohur që mund të transferohen si lojtarë të lirë në fund të këtij sezoni

10 qendërmbrojtësit e njohur që mund të transferohen si lojtarë të lirë në fund të këtij sezoni

Merkato e verës së ardhshme duket se do të jetë shumë e “nxehtë” dhe protagonistët kryesorë mund të jenë qendërmbrojtësit. Të paktën 10 prej tyre iu mbaron kontrata me klubet aktuale në fund të këtij sezoni dhe nga vera e ardhshme mund të transferohen si lojtarë të lirë. Ibrahima Konate, 26 vjeç. Francezi do të largohet nga Liverpool, ekipet e interesuara për të janë Real Madrid, Barcelona, Bayern dhe PSG. Dayot Upamecano, 26 vjeç. Francezi nuk ka pranuar të rinovojë me Bayern, pasi kërkon rritje rroge. Destinacioni i ri mund të jetë: Real Madrid, Barcelona ose Chelsea. Marc Guehi, 25 vjeç. Anglezi ishte shumë pranë zyrtarizimit te Liverpool në orët e fundit të merkatos së verës, por dështoi finalizimi i marrëveshjes. Për të ka interes...