Allegri me “dhimbje koke”, Milan merr lajmin më të keq të mundshëm për Adrien Rabiot

Allegri me “dhimbje koke”, Milan merr lajmin më të keq të mundshëm për Adrien Rabiot

16 Tetor 2025 22:07 Telesport “Sky Sport Italia” raporton se Adrien Rabiot do të mungojë rreth 1 muaj për Milanin. Mesfushori u kthye duke vujatur nga një problem muskulor, pas grumbullimit me Francën. Testet e sotme mjekësore konfirmuan se ka një dëmtim në muskulin e këmbës së majtë dhe do të rivlerësohet pas 10 ditësh. Kjo do të thotë se ai do të jetë 100% jashtë fushës së lojës për dy javë, por rikthimi në fushë do të vonojë akoma dhe më shumë, pasi francezit do i duhet koha e nevojshme për t’u rikuperuar plotësisht. Francezi pritet të mungojë plot 1 muaj, ndërsa në vendin e tij pritet të luajë Ruben Loftus-Cheek. Anglezi preferohet më shumë nga Max Allegri sesa blerja e verës, Samuele Ricci.