Burimi:
Standard.al

Foto © Standard.al
SPAK “mësyn” te Dulaku, Lala: Kontroll banesës dhe telefonit të biznesmenit, dyshime për zyrtarët e lartë
SPAK “mësyn” te Dulaku, Lala: Kontroll banesës dhe telefonit të biznesmenit, dyshime për zyrtarët e lartë Ditën e sotme, BKH ka kryer kontrolle në ambientet e biznesmenit të njohur, Artan Dulaku, në kuadër të hetimeve që po zhvillon SPAK për atë që njihet si Porti i Limionit në Sarandë. Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, dha disa detaje nga aksioni i SPAK dhe BKH, ndërsa shtoi se SPAK po heton përfshirjen e zyrtarëve të lartë. Është një hetim i nisur para dy vitesh. Në kuadër të kësaj çështje penale, është kontroll në banesë dhe kqyrje celulari të biznesmenit. Me sa duket prokurorët përgjatë hetimit kanë siguraur të dhëna që kanë orientuar në drejtim të provës në banesën e biznesmenit....