Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Opozita kërkon “kokën” e Begajt, gazetarja: Kaq ka në dorë pas zgjedhjeve të 11 majit
Përplasja mes opozitës dhe mazhorancës për Presidentin e Republikës, Bajram Begaj është kryefjala e ditëve të fundit. Opozita ka kërkuar shkarkimin e presidentit Begaj, pasi sipas saj ka shkelur Kushtetutën në disa raste. Gazetarja Denada Kola, e ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka theksuar se Begaj është emri i radhës që opozita kërkon për shkarkim, pasi pas zgjedhjeve të 11 majit nuk i ka ngelur shumë për të bërë. Pjesë nga biseda: Borakaj: Si e ke parë përplasjen? Kola: Mendoj se është emri tjetër që kërkon opozita, nuk është i pari. Mendoj se zgjedhjet e 11 majit nuk i kanë dhënë më shumë mundësi për të bërë opozitës. Mendoj se përmes seancave parlamentare do të kërkojë të ketë mundësi...