Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aksident i pazakontë në Radhimë, automjeti përplas 4 kuaj
Një aksident i pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Vlorë–Orikum, pranë fshatit Radhimë. Një automjet tip “Volkswagen”, i drejtuar nga shtetasi me iniciale G.D., është përplasur me katër kuaj që ndodheshin në mes të rrugës. Si pasojë e përplasjes, të katër kafshët kanë ngordhur në vend. Sipas të dhënave të para nga grupi hetimor, automjeti po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara në atë segment rrugor. Drejtuesi i automjetit është marrë në pyetje nga specialistët e Policisë Rrugore të Vlorës, të cilët po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaktarin dhe rrethanat e sakta të aksidentit. Top Channel