Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Monika Kryemadhi surprizon ndjekësit, shfaqet me robdisham në krevat me një influencere të njohur (Foto)
Në profilin e saj, Monika Kryemadhi ka postuar disa foto në shtrat së bashku me influenceren Dea Vieri të veshura robdisham. Një paraqitje kjo që nuk e keni parë asnjëherë Kryemadhin, e ‘zhveshur’ nga formati i politikanes dhe pjesë e një filmi. Pas disa kohësh lobime për të liruar nga qelia ish-bashkëshortin e saj, Ilir Metën, e ende sot duke u përballur me SPAK, Monika Kryemadhi deklaroi dorëheqjen nga politika dhe gjetjen e pasioneve të reja. Siç ka lajmëruar dhe më parë, Kryemadhi do të marrë pjesë në një film, për të cilin ende nuka detaje, por mesa duhet një tjetër aktore e kastit qeka dhe ish-banorja e BBA VIP, Dea Vieri.