Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Edi Rama, thika të ngulura pas shpine Kosovës”/ Reagon ashpër gazetari: Ka vëlla Vuçiçin
Gazetari Aulon Kalaja, i ftuar në një studio televizive u shpreh se kryeministri Edi Rama i ka futur thika pas shpine Kosovës. “Edi Rama vuri ministër të Jashtëm atë Gent Cakën, bëri mbledhjet e përbashkëta qeveritare, që ishin veçse makijazh… Cili është kontributi i Ramës për çështjen e Kosovës? Çfarë lobingu ka bërë Rama ndërkohë që ka shtete që po e çnjohin Kosovën? Pse mori përsipër Minishengenin Ballkanik, që ishte projekt antishqiptar? Këto janë thika të ngulura pas shpine Kosovës”, tha Kalaja. “Rama nuk ka bërë asnjë përpjekje që Kosova të njihet nga vendet që nuk është njohur. Nuk ka bërë asnjë lobim ose ka lobuar në të kundërt. Bëri Minishengenin Ballkanik kur faktori kosovar ishte kundër. Politika jonë me Serbinë përcaktohet nga Kosova, jo...