Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Presidenti, radhazi ka shkelur Kushtetutën”/ Reagon ashpër PL: E pa precedentë, lë shumë për të dëshiruar
Deputetja e PL, Erisa Xhixho në një intervistë televizive u shpreh se vendimarrja e gjykatës Kushtetuese për të shpallur vakancën në vendin e Sonila Bejtjas, vë në pikëpyetje legjitimitetin e gjykatës. Erisa Xhixho: Dekreti me të cilin është emëruar zonja Bejtja ka qenë shumë i qartë. Që mandati i saj mbaronte në 2028. Dhe padyshim që kjo vendimarrje vë në pikëpyetje legjitimetin e gjykatës Kushtetuese. Në sensin e kësaj ndërhyrjeje që bëhet në mandatin e kësaj gjyqtareje. Mendoj që presidenti i cili tashmë radhazi ka shkelur Kushtetutën. Rasti flagrant ishte i zgjedhjeve lokale që dekretimi i datës së zgjedhjeve pa pritur vendimin e gjykatës Kushtetuese Padyshim ndërhyrja e tij në gjyqësorin më të lartë në hierarkinë padyshim që është një rast i paprecedentë. Vendimarrja lë...