Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“’E tradhëtoi’ gota që hodhi në plehra..” / 40 vite pas krimit, kapet vrasësi i 16-vjeçares
Autoritetet amerikane kanë zbardhur pas 40 vitesh një vrasje të ndodhur në Long Island. Bëhet fjalë për vrasjen e Teresa Fusco-s, 16-vjeçarja që u përdhunua, u rrah dhe u mbyt në vitin 1984. Tre të rinj u arrestuan për krimin në vitin 2003 dhe kaluan 18 vjet në burg, megjithëse ishin të pafajshëm. Tashmë autoritetet e Long Island kanë ecur përpara me hetimin e ngjarjes, ku Teresa Fusco u gjet e vdekur më 5 dhjetor 1984, 20 ditë pasi u zhduk pranë një piste patinazhi në akull në qytetin Lynbrook. Autoritetet e qarkut Nassau arrestuan si autor të krimit 63-vjeçarin Richard Bilodeau, i cili në atë kohë zotëronte një kafene. Zbardhja e krimit është realizuar falë një piste dhe testeve të ADN-së. Arrestimi i Bilodeau,...