Sulme kibernetike paralizojnë 4 aeroporte në SHBA

Sulme kibernetike paralizojnë 4 aeroporte në SHBA

Katër aeroporte në Amerikën e Veriut u prekën të martën nga sulme kibernetike, gjatë të cilave në sistemet e adresave publike u shfaqën mesazhe në mbështetje të Hamasit dhe kundër presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Incidentet shkaktuan ndërprerje për pasagjerët dhe alarmuan forcat e sigurisë. Në aeroportin Harrisburg, Pensilvani, mesazhet u transmetuan si shkrim dhe audio, ndërsa incidente të ngjashme raportohen edhe në aeroportet Kelowna dhe Victoria në British Columbia dhe në aeroportin Windsor në Ontario. Sekretari i Transportit i SHBA-së, Sean Duffy, e cilësoi incidentin të papranueshëm dhe njoftoi se Administrata Federale e Aviacionit po bashkëpunon me autoritetet për hetimin e sulmit. Incidenti vjen në një kohë kur sulmet kibernetike ndaj linjave ajrore dhe aeroporteve po shtohen ndërkombëtarisht. Në qershor,...