Vetëdorëzimi i Kamber Sulçajt/ ‘La Repubblica’: Dyshohet se vrasja e biznesmenit italian është e porositur

Vetëdorëzimi i Kamber Sulçajt/ ‘La Repubblica’: Dyshohet se vrasja e biznesmenit italian është e porositur

Nga Romina Marceca, LA REPUBBLICA Është vetëdorëzuar në policinë e Gjirokastrës njeriu i kërkuar për vrasjen e Edoardo Sarchit, sipërmarrësit 44-vjeçar të ndërtimit që humbi jetën nga një plumb në kokë në Shqipëri, mbrëmjen e 26 shtatorit. Bëhet fjalë për Kamber Sulçajn, një 48-vjeçar që kërkohej nga policia që prej 29 shtatorit si autor i dyshuar i vrasjes dhe që, sipas hetimeve, kishte pasur një grindje me sipërmarrësin dhe bashkëpunëtorët e tij. Aktualisht, policia po e merr në pyetje. Një nga hipotezat për motivin — ende e pakonfirmuar nga autoritetet shqiptare — është ajo e një debati të ashpër midis katër personave për dritat e makinave, që ndriçonin natën në errësirën e fshatit. Por dinamika e vrasjes mbetet ende e paqartë, sidomos duke marrë parasysh...