U gjet i pajetë brenda makinës të parkuar në autostradën Fier-Vlorë, policia: 36-vjeçari i sëmurë me epilepsi

U gjet i pajetë brenda makinës të parkuar në autostradën Fier-Vlorë, policia: 36-vjeçari i sëmurë me epilepsi

Foto ilustruese VLORË- Një person i pajetë është gjetur në një automjet të ndaluar në xhepin e emergjencës në autostradën Fier-Vlorë. Viktima e identifikuar si R.P. 36-vjeç, shofer i automjetit, është gjetur i shtrirë në sediljet e parë të makinës. Sipas policisë, dyshohet se 36-vjeçari, i cili vuante nga sëmundja e epilepsisë ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Sakaq, grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi: Vlorë/Informacion paraprak Sot, në aksin rrugor Levan-Vlorë, në afërsi të fshatit Bishan, brenda një automjeti tip “Volksëagen”, të ndaluar në xhepin anësor të autostradës, dyshohet se ka ndërruar jetë, për shkaqe natyrale, drejtuesi i këtij automjeti, shtetasi R. P., 36 vjeç, banues në Berat, i cili vuante nga sëmundja e epilepsisë. Grupi hetimor...