Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Protestë e sforcuar nga ana e PS”/ Genocidi serb, reagon deputeti: Është antikombëtarizëm nga ana e Ramës
Ligjvënësi demokrat, Bledi Himçi e cilësoi paradoksale, mosmiratimin e rezolutës së Kosovës për njohjen e gjenocidit serb atje nga ana e Parlamentit të Shqipërisë, përballë protestës së iniciuar nga Rama kundër qeverisjes së Albin Kurtit, që do të mbahet të pasditen e së premtes së 17 tetorit në Tiranë. I ftuar në një studio televizive Himçi tha se mosmiratimi i Rezolutës nga ana e Kuvendit, do përdoret si qëllim politik në mënyrën më të keqe nga ana e Serbisë, nesër. Të flasësh për një situatë kur ti si kryeministër i ke prishur marrëdhëniet me Albin Kurtin dhe je kundër politikës së Kosovës, është antikombëtarizëm nga ana e Ramës’, u shpreh ligjvënësi demokrat. Sipas Himçit, ne si Shqipëri, ndodhemi jemi në një situatë ku vijon politika...