Rivaliteti Buta–Mossi ndizet sërish, dissi: 62 këngë në vit, por asnjërën hit

Rivaliteti Buta–Mossi ndizet sërish, dissi: 62 këngë në vit, por asnjërën hit

Buta, po e përjeton një nga periudhat më intensive dhe produktive të karrierës së tij muzikore. Me një stil që ndërthur elegancën me rrugën dhe tekstet e mprehta me melodi të kujdesshme, ai ka arritur të mbajë një ritëm që pak artistë të tjerë në tregun shqiptar mund ta ndjekin. Nga janari deri në tetor 2025, Buta ka sjellë plot 62 këngë, përfshirë këtu projekte solo, bashkëpunime me emra të njohur të skenës dhe katër albume të plota, mes të cilëve spikat “Koleksioni 17-24”. Stili i tij i veçantë, që kombinon luksin me realitetin e përditshëm dhe ironinë me vetëbesimin, e ka bërë Butën një nga figurat më të dallueshme të hip hopit shqiptar.  Megjithatë, puna e tij e pandalshme nuk ka kaluar pa komente....