Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
A do ta shohim sërish në ekran? Loredana Brati ngjall dyshime me përgjigjen e fundit
Ish banorja e “Big Brother Vip Albania” Loredana Brati, ka ngjallur kureshtje tek ndjekësit e saj pas një postimi në Instagram që lë të kuptohet për një rikthim të mundshëm në ekran. Në një pyetje që i ka ardhur nga ndjekësit – “Dua të të shikojmë në ekran, na thuaj po” – Loredana është përgjigjur shkurt, por domethënës: “Kismet, shpejt”. Kjo ka mjaftuar që komentet dhe reagimet të shpërthejnë, me shumë prej fansave që shpresojnë ta shohin sërish në ndonjë emision televiziv apo projekt të ri mediatik. E veshur me një fustan elegant të bardhë dhe pozicionuar në studion e “Goca dhe Gra”, fotoja që shoqëron postimin shton edhe më shumë misterin rreth asaj që mund të vijë. Në Goca dhe Gra, ajo ka qene...