Më të mirët 2024-2025 / FSHF & Abissnet nderojnë futbollistët dhe trajnerët më të spikatur në kampionatet U15, U16, U17, U18, U19 & U21

Më të mirët 2024-2025 / FSHF & Abissnet nderojnë futbollistët dhe trajnerët më të spikatur në kampionatet U15, U16, U17, U18, U19 & U21

Federata Shqiptare e Futbollit dhe kompania “Abissnet”, sponsor zyrtar i kampionatit “Abissnet Superiore”, zhvilluan sot në “Shtëpinë e Futbollit” një event të veçantë për të nderuar më të mirët e sezonit 2024-2025 në kampionatet U15, U16, U17, U18, U19 dhe U21. Lojtarët më të spikatur në secilën grupmoshë u përzgjodhën si pjesë e formacionit të vitit, ndërsa trajnerët më të mirë u vlerësuan për kontributin e tyre në zhvillimin e futbollistëve të rinj. Në total u shpërndanë 72 trofe për futbollistët dhe trajnerët më të spikatur. Aktivitetin e përshëndeti Ardi Behari, përgjegjës i departamentit të skautizimit, edukimit dhe ekipeve kombëtare në FSHF, i cili i uroi suksese të gjithë fituesve dhe nënvizoi rëndësinë e promovimit të talentit të ri në futbollin shqiptar. Një përshëndetje mbajtën...