Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Mesazhe përçarëse”/ Protesta për UÇK, Veliu: Po shfrytëzohet politikisht, më vjen shumë keq…
Njohësi i çështjeve rajonale, Lulzim Veliu në një intervistë televizive u shpreh se protesta për UÇK po shfrytëzohet politikisht. Lulzim Veliu: Është një periudhë e gjatë kohore kur në Kosovë nuk kemi vizita të zyrtarëve europianë e amerikanë dhe këtë duhet ta shohim si pozitive. Ndërsa për kritikat dhe të dhënat e tyre duhet pranuar se jemi vetë fajtorë pasi kemi kaluar një periudhë të gjatë kohore në një qeveri teknike, me një qeveri në detyrë. Pra nuk kemi arritur të krijojmë institucionet dhe në bazë të institucioneve pastaj të veprohet dhe të punohet. Ndoshta në një qasje më pozitive për të gjithë rajonin, zonja e kishte me vizitën e saj që kishte bërë në Malin e Zi, ndërsa Kosovës i duhet shumë punë për...