Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Presidentit Begaj: Mandati i Sonila Bejtajt mbaron brenda vitit 2025
Kërkesa e Presidentit Bajram Begaj për t’i ndërprerë mandatin gjyqtares Sonila Bejtja është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Pas këtij vendimi, Kushtetuesja do të shpallë vakancën. Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese ka sqaruar interpretimin mbi mandatin e anëtarëve aktualë, duke theksuar se, në këtë fazë tranzitore, do të zbatohet parimi i përtëritjes së pjesshme të përbërjes së saj. Njoftimi i plotë Gjykata Kushtetuese në datën 16.10.2025 mori në shqyrtim çështjen nr. 1 (P) 2025 të Regjistrit Themeltar, me kërkues Presidenti i Republikës së Shqipërisë, me objekt: “Deklarimi i mbarimit të mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese”.Gjykata vlerësoi, fillimisht, se kërkesa e paraqitur nga Presidenti i Republikës, ndonëse në objektin e saj përmban kërkimin për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit kushtetues, referuar shkaqeve në...