Shkrimi i “New York Times”: Si Berisha thyente embargon e OKB, për të furnizuar me karburant Serbinë e Millosheviçit

Shkrimi i “New York Times”: Si Berisha thyente embargon e OKB, për të furnizuar me karburant Serbinë e Millosheviçit

Në debatet e sotme në parlament që patën në qendër Kosovën, përfaqësues të ndryshëm socialistë i kujtuan Sali Berishës, thyerjen e embargos së naftës që lejoi furnizimin e Serbisë me karburant nga Shqipëria. Por për çfarë bëhet fjalë?  Në fillim të viteve ’90, Kombet e Bashkuara kishin vendosur sanksione ndaj Serbisë, e cila në atë kohë kishte kontrollin edhe mbi Malin e Zi. Sanksionet kishin për qëllim të ndëshkonin serbët për “spastrimin etnik” dhe për refuzimin për të njohur Kroacinë dhe Bosnjën. Ndalimi i importit të karburantëve ishte një masë e rëndësishme për shkak të përdorimit ushtarak të tij.  Por ndihma për Serbinë erdhi pikërisht andej nga nuk pritej, Shqipëria. Liqeni i Shkodrës dhe lumi Buna, në kufirin me Malin e Zi, u kthyen në...