Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kuvendi shtyn Reformat Zgjedhore e Territoriale
Në seancën e sotme plenare, pas miratimit të pikave të para të rendit të ditës me 73 vota të shumicës socialiste, Kuvendi u përfshi nga debate të ashpra për dy çështjet më të nxehta politike, Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale. Fillimisht, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, njoftoi kalimin në votim të Reformës Zgjedhore, por përballë kundërshtive të opozitës ndërhyri kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Ai propozoi shtyrjen e diskutimit për në seancën e radhës më 30 tetor, duke theksuar se megjithëse kishte pasur dakordësi paraprake, opozita vijonte të mos binte dakord. E njëjta situatë u përsërit edhe për Reformën Territoriale. Balla deklaroi se mazhoranca ishte e gatshme të pranonte të gjitha amendamentet e Partisë Demokratike, por për shkak të kundërshtive të saj,...