Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
E rëndë në Shëngjin, punonjësi bie nga lartësia e një pallati, ndërron jetë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin bregdetar të Shëngjinit. Një punëtor ndërtimi dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati ku po punonte dhe për pasojë ka ndërruar jete. Ngjarja ka ndodhur në Kune. “Rreth orës 16:30, Salla Operative e DVP Lezhë është njoftuar se, në ambientet e një objekti në ndërtim në Kune–Shëngjin, shtetasi A. Z., 36 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e vendit ku do të vendosej ashensori dhe, për pasojë, ka humbur jetën.Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës”, njofton policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin me...