Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shkarkimi i Erion Veliajt/ Argumentet e Qeverisë për Kushtetuesen: U propozua nga Këshilli Bashkiak, ne finalizuam procedurën (Dokumenti)
Këshilli i Ministrave ka dërguar në Kushtetuese dokumentacionin për shkarkimin e Erion Veliaj. Në dokumentet që Këshillimi i Ministrave ka dërguar në Kushtetuese përfshihen propozimi i Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Veliajt apo dokumenti që Prefekti i Tiranës i ka dërguar Këshillit të Ministrave për propozimin për shkarkim. Dokumentacionit të dërguar në Kushtetuese i është bashkëngjitur edhe vendimi i shkarkimit nga Qeveria që mban firmën e kryeministrit Edi Rama, si edhe pr.vendimi për shkarkimin në të cilin parashtrohen edhe argumentet që ka përdorur qeveria për të shkarkuar Veliajn nga detyra. Dokumenti është siguruar nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu. Sipas qeverisë ky ishte një akt formal, pasi shkarkimi i Erion Veliajt është iniciuar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, për shkak se Veliaj nuk u...