Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vrau me thikë bashkëshorten/ Zbardhet dëshmia tronditëse e vajzës së tyre: E rrihte gjatë gjithë kohës…
Gjykata e Athinës ka dënuar me burgim të përjetshëm 52-vjeçarin shqiptar, Eduard Danaj, i cili u shpall fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Enkelejda Danaj, ngjarje e ndodhur më 16 maj 2024 në kryeqytetin grek. Përveç burgimit të përjetshëm, ai u dënuar edhe me 5 vite burg për posedim dhe përdorim të paligjshëm të armëve, si dhe me një gjobë prej 5,000 eurosh. Gjatë leximit të vendimit unanim, kryetari i gjykatës theksoi: “Vrasja është një akt i pranuar nga i pandehuri dhe është kryer me një dhunë dhe egërsi të veçantë. Thika ishte ngulur në barkun e viktimës.” Ai shtoi se i pandehuri është një person i dhunshëm dhe i papërgjegjshëm, aq sa nuk mund të mbante mend as datat e lindjes së fëmijëve...