“Peleshi, sillet si ushtar i bindur”/ Seanca plenare, reagon ashpër deputeti: E paprecedentë dhe shqetësuese

“Peleshi, sillet si ushtar i bindur”/ Seanca plenare, reagon ashpër deputeti: E paprecedentë dhe shqetësuese

Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar me tone të forta në një deklaratë për shtyp, duke denoncuar atë që e cilëson si një përpjekje të mazhorancës për të marrë peng Kuvendin dhe për të asgjësuar çdo formë debati demokratik. “Ajo që po ndodh me Parlamentin e Shqipërisë është e paprecedentë dhe thellësisht shqetësuese,” deklaron Gjekmarkaj, duke akuzuar Partinë Socialiste se po e trajton institucionin më të lartë përfaqësues si “pronë private në shërbim të interesave të saj të ngushta partiake”. Sipas tij, qëndrimi i mazhorancës ka për qëllim të heshtë opozitën, të pengojë interpelancat dhe të shmangë çdo kontroll demokratik, veçanërisht ndaj përfaqësuesve të institucioneve të drejtësisë që pritet të raportojnë në Kuvend për çështje të ndjeshme, përfshirë edhe afera korruptive. Gjekmarkaj...