VIDEO/ Brikena ironizon me kritikat: Flas prishtinaliken, prizrenaliken

VIDEO/ Brikena ironizon me kritikat: Flas prishtinaliken, prizrenaliken

Showbiz E Enjte, 16 Tetor 2025 18:17 Zhurma që u krijua në rrjetet sociale për deklaratën e saj se “flet dy gjuhë, kosovare dhe shqipe”, “Miss Grand Kosova”, Brikena Selmani ka vendosur të reagojë në stilin e saj të veçantë. Në një video të publikuar së fundmi, ajo ka ironizuar situatën duke përdorur humor për të qartësuar deklaratën e saj. ”Përshëndetje për krejt shqiptarët anë e mbanë botës. Po du me u thënë se më vjen keq, po unë nuk i di katër gjuhë, por gjashtë. Prishtinaliken, prizrenaliken, shqipen, kosovaren”. Modelja ka treguar kështu se nuk e merr gjithçka shumë seriozisht dhe ka një qasje të lehtë ndaj kritikave, duke e kthyer situatën në një moment të humorit dhe afërsisë me fansat.