Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Vrasja e gruas shqiptare në Greqi, burri dënohet me burgim të përjetshëm
Shqiptari Eduard Danaj, është dënuar me burgim të përjetshëm nga autoritetet gjyqësore greke, pasi vrau me thikë bashkëshorten në Greqi. Ai u shpall fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Enkelejda Danaj, ngjarje e ndodhur në maj 2024 në kryeqytetin grek. Sipas vendimit të gjykatës, 50-vjeçari kishte vepruar me paramendim dhe nën ndikimin e motiveve të xhelozis dhe kontrollit. Pas aktit, ai ishte larguar nga vendngjarja dhe kishte qëndruar përkohësisht në një hotel, ku më pas u arrestua nga policia. Sipas dosjes së çështjes së vrasjes , gjithçka filloi më maj të vitit 2024 kur 52-vjeçari mbërriti në shtëpinë e viktimës rreth orës 6 të mëngjesit të asaj dite. Në atë kohë, gruaja fatkeqe ishte larguar për të shkuar në punë. Më pas, bashkëshorti e...