Shtyhet ngritja e komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale, shkak përplasjet në Kuvend

Shtyhet ngritja e komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale, shkak përplasjet në Kuvend

Kaosi në seancën e sotme plenare të Kuvendit çoi në shtyrjen e votimit për ngritjen e dy Komisioneve të Posaçme, atij për reformën Zgjedhore dhe për reformën Territoriale. Shkak për shtyrjen u bë përjashtimi nga seanca i kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili është një nga propozuësit e dy amendamenteve që kërkojnë ndryshime në përbërjen e komisioneve. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, deklaroi se mazhoranca do të presë seancën e ardhshme për të dëgjuar propozimet e Bardhit, si shenjë vullneti për të çuar përpara ngritjen e këtyre komisioneve me konsensus. Gazment Bardhi ka kërkuar që në Komisionin për Reformën Zgjedhore të garantohet barazi në numrin e anëtarëve mes mazhorancës dhe opozitës, si dhe që drejtimi të jetë...