“Ju s’e keni mendjen në mësim, kur ta keni…”/ Balla ironizon opozitën: Sqarime, për dikë që bën vetëm zhurmë!

“Ju s’e keni mendjen në mësim, kur ta keni…”/ Balla ironizon opozitën: Sqarime, për dikë që bën vetëm zhurmë!

Në seancën e sotme plenare, është miratuar me 73 vota pro heqja nga rendi i ditës i projektvendimit për reformën zgjedhore. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla propozoi që ky projektvendim të shtyhet për seancën tjetër për sa kohë deputeti propozues i këtij amendamenti është i përjashtuar. Deputeti propozues i këtij amendamenti, është Gazment Bardhi pas përplasjeve me kryeparlamentarin Niko Peleshi. Balla ironizoi opozitën duke u thënë se nuk e kanë mendjen në mësim. “Projektvendimi për reformën zgjedhore dhe territoriale, të shtyhet për seancën tjetër, meqë deputeti propozues është i dënuar. Për të sqaruar dikë që bën vetëm zhurmë, në nisje të seanës është propozuar diçka për të hyrë në rend dite. Po ju se keni mendjen në mësim, kur ta keni”,...