Lista Serbe sfidon Kuvendin, dhe rrezikon formimin e Qeverisë së re të Kosovës

Lista Serbe sfidon Kuvendin, dhe rrezikon formimin e Qeverisë së re të Kosovës

Më pak se një javë pasi Kuvendi i Kosovës u konstituua plotësisht, me kryetarin dhe pesë nënkryetarët, kushtetutshmëria e këtij procesi u vu në pikëpyetje nga Lista Serbe. Kjo parti, më e madhja e serbëve në Kosovë, dorëzoi një ankesë në Gjykatën Kushtetuese kundër zgjedhjes së nënkryetarit serb, Nenad Rashiq, duke pretenduar se janë bërë shkelje kushtetuese dhe të rregulloreve. Në ankesën e saj, Lista Serbe kërkoi që gjykata të vendosë një masë të përkohshme, për të ndaluar, siç tha, “veprimet antikushtetuese që mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme”. Nënkryetari nga komuniteti serb u zgjodh më 10 tetor, dhe ky post iu besua Nenad Rashiqit – i vetmi deputet i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë. Emri i tij u votua pasi asnjë nga kandidatët...