Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kuvendi rinis pas tensioneve, Peleshi miratohen disa propozime, shtyhen dy reforma
Rinisja e Kuvendit pas tensioneve në sallë, nuk solli asgjë të re përveç kalimit direkt në procedurën e votimit nga ana e kryetarit Niko Peleshi. Ky vendim u mor pasi deputetët e opozitës vijuan të debatonin dhe ndërhynin, teksa më herët deputeti Gazment Bardhi nuk pranoi ë linte sallën pas përjashtimit. Ai vijoi të qëndronte në sallë edhe pas rinisjes. Në këto kushte kreu i grupit të PS i kërkoi Peleshit që të kalonte në procedurën e votimit direkt dhe të mbyllej seanca. Sipas rendit të ditës dhe pikave përkatëse, me shumicën e votave të mazhorancës, kryesisht 73 vota, kaluan të gjitha pikat e rendit të ditës, si raporti i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi ashtu edhe ai për Institutin e Krimeve të Komunizmit. Me...