Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dënohet me burg përjetë shqiptari pasi vrau me thikë bashkëshorten në Greqi
Shqiptari Eduard Danaj, është dënuar me burgim të përjetshëm nga autoritetet gjyqësore greke, pasi vrau me thikë bashkëshorten në Greqi. Ai u shpall fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Enkelejda Danaj, ngjarje e ndodhur në maj 2024 në kryeqytetin grek. Sipas vendimit të gjykatës, 50-vjeçari kishte vepruar me paramendim dhe nën ndikimin e motiveve xhelozie dhe kontrolli. Pas aktit, ai ishte larguar nga vendngjarja dhe kishte qëndruar përkohësisht në një hotel, ku më pas u arrestua nga policia. ‘Akti i vrasjes është një akt mizor. Kemi një thikë të ngulur në stomakun e viktimës. I pandehuri është një njeri i dhunshëm, ai as nuk i mbante mend datat e lindjes së fëmijëve të tij, gjë që është e pakonceptueshme. Ai konsumoi alkool pas veprimeve të tij dhe më pas mori një taksi dhe shkoi në një...