Pa pensionet 40% e popullsisë e varfër, ekspertët: Nuk shërbejnë si politika mbështetëse por mbijetese

Pa pensionet 40% e popullsisë e varfër, ekspertët: Nuk shërbejnë si politika mbështetëse por mbijetese

Nëse nuk do të jepeshin përfitimet sociale si ndihma ekonomike pensione pleqërisë dhe ato familjare  rreth 4 në 10 shqiptar do të rrezikohej nga varfëria. Sipas Instat në anketën e nivelit të jetesës bëhet e ditur se 37% e popullsisë do të rrezikohej nga varfëria nëse në të ardhurat e disponueshme nuk do të përfshiheshin përfitimet sociale. Pensionet konsiderohen një mburojë e madhe për shumë të moshuar në vendin tonë për të mos u përballur me varfërinë. Treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në vitin 2024 u ul në 19.2% ose rreth 460 mijë shqiptar por kjo vlerë do të ishte dyfish më shumë nëse nuk do të ishin këto përfitime sociale. Ky kufi, që përfaqëson nivelin minimal të të ardhurave për një...