Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata e Lartë i rrëzon rekursin. Ilir Meta mbetet në burg

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata e Lartë i rrëzon rekursin. Ilir Meta mbetet në burg

Ilir Meta do të vijojë masën e sigurisë ‘arrest me burg’, pasi Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-presidentit. “GJKKO 61007-00535-00-2025 ILIR METAJ Neni 246/6 dhe 260 i K.Pr.Penale. Mospranimin e rekursit të kërkuesit/të pandehurit Ilir Metaj, kundër vendimit nr. 165 (87-2025-253), datë 17.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, njofton Gjykata e Posaçme. Kreu i Partisë së Lirisë akuzohet nga SPAK për “korrupsion”, “shpërdorim të detyrës” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”. Top Channel