Takimi i orkestrave të harqeve, në Elbasan mbahet për të 10-in vit eventi me muzikën e dhomës

Takimi i orkestrave të harqeve, në Elbasan mbahet për të 10-in vit eventi me muzikën e dhomës

Në teatrin Skampa të Elbasanit është mbajtur për të 10 vit me radhë Takimi Mbarëkombëtar i Orkestrës së harqeve, Muzika e Dhomës dhe Krijimtaria e saj. Festivali i vetmi i këtij lloji në vend ka bërë bashkë 15 orkestra të  harqeve nga disa qytete të Shqipërisë dhe diaspora. Eventi i cili tashmë është kthyer në traditë vit pas viti merr përmasa edhe më të mëdha ndërsa muzika klasike kërkon gjithashtu një publik të përzgjedhur. Drejtor i Festivalit të Orkestrave të Harqeve, Blerim Narazani shprehet: “Ky festival ka në përbërje, jo vetëm orkestrat e harqeve, por edhe ansamblet me kuartetet, duo trio oktete, me instrumente të harqeve dhe instrumente të tjera. Këtë vit, si asnjëherë tjetër kemi 15 trupa me programe me shumë vlera”. Kliton Kapaj...