Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tensione të vazhdueshme në Kuvend/ “Je i paaftë”, Peleshi përjashton Gazment Bardhin, paralajmëron Balliun
Kryetari i parlamentit, Niko Peleshi, përjashton nga seanca kreun e grupit të PD-së, deputetin Gazment Bardhi për ndërprerje të vazhdueshme të seancës dhe fjalës si dhe për fyerjen “je i paaftë”. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është përjashtuar nga seanca pas shkeljeve të njëpasnjëshme të rregullores. “Zoti Bardhi pasi keni shkelur vazhdimisht rfregulloren po marr masën e katërt ndaj jusg, përjashtoheni nga seanca, lini sallën”, deklaroi Peleshi. Pasi kryetari i Kuvendit Niko Peleshi përjashtoi Bardhin nga seanca kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla kërkoi ndërprerjen e seancës. Por momentet e tensionit nga deputetët e PD vijuan dhe Peleshi ndërpreu seancën për 5 minuta.