Tensione në Kuvend/ “Je i paaftë”, Peleshi përjashton Gazment Bardhin nga Kuvendi, paralajmëron Balliun (VIDEO)

Tensione në Kuvend/ “Je i paaftë”, Peleshi përjashton Gazment Bardhin nga Kuvendi, paralajmëron Balliun (VIDEO)

Kreu i Kuvendit Niko Peleshi ka përjashtuar nga seanca plenare kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhin, ndërsa vëmendjen i ka tërhequr edhe deputetit demokrat Klevis Balliu. Bardhi është dëgjuar duke i thënë Peleshit “je i paaftë”, ndërsa pasi e ka paralajmëruar disa herë që të mos ndërpresë seancën, kreu i Kuvendit e ka përjashtuar. Ndërkohë kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla u shpreh se socialistët do të kërkojë masë disiplinore ndaj Bardhit për përjashtim me 10 ditë nga punimet e Kuvendit.