Kokaina nga Amerika Latine/ FBI-ja angleze zbarkon në Ballkan. Hetime “çunave të Londrës” edhe në Shqipëri

Kokaina nga Amerika Latine/ FBI-ja angleze zbarkon në Ballkan. Hetime “çunave të Londrës” edhe në Shqipëri

Një operacion i gjerë ndërkombëtar do të zhvillohet në Ballkanin Perëndimor, me qëllim goditjen e rrjeteve të trafikut të kokainës që veprojnë nga Amerika Latine drejt Europës. Në qendër të këtij aksioni ndodhen grupet kriminale të njohura si “çunat e Londrës”, të cilat dyshohet se kanë lidhje të forta edhe në Shqipëri. Sipas njoftimit të NCA, të cilës i referohet Top Channel, “FBI-ja britanike” ka ngritur një grup special hetimor në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese të vendeve të Ballkanit. Qëllimi është identifikimi dhe shkatërrimi i rrjeteve që kontrollojnë furnizimin e kokainës nga burimi në Amerikën e Jugut deri në tregjet e Europës. Burime nga operacioni bëjnë me dije se Shqipëria, Serbia, Mali i Zi dhe Kosova janë përfshirë në hetime, si pika kyçe në rrugën...