Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shqiptarët tani ikin me leje pune! Bien me 28% kërkesat për azil për 7-mujorin
Të dhënat e publikuara nga Eurostat bëjnë të ditur se në janar-korrik kishte gjithsej 3100 kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare në BE nga shtetasit shqiptarë. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, këto kërkesa kanë rënë me 28%. Në raport me vitin 2022, kur u shënua një kulm i ri emigracioni, pas pandemisë, me 7200, tashmë ato mëse janë përgjysmuar. Franca vijon të mbetet vendi më i preferuar për të kërkuar azil për shkak të politika sociale, e ndjekur nga Gjermania. Ndërsa kërkesat për azil janë në rënie, të dhënat e tjera të Eurostat bënë të ditur se forma më e preferuar për të ikur janë lejet e punës. Eurostat raportoi se vetëm në 2022-2024 janë dhënë mesatarisht 20 mijë leje pune...