Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksident me dy të plagosur në tunelin e Skërficës
Një aksident me dy të plagosur është regjistruar paraditen e kësaj të enjteje në dalje të tunelit të Skërficës, në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë. Automjeti tip Mercedes Bens me targë AB848UI me drejtues Denis Metaj, 37 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit ka dalë nga rruga dhe për rrjedhojë është goditur me murin mbrojtës të rrugës. Si pasojë e goditjes, drejtuesi Denis Metaj ka marrë plagë në fytyrë nga xhami i makinës dhe pasagjeri i identifikuar Hati Rakipaj, 21 vjeç, ka frakturë në këmbë. Dy të plagosurit u transportuan menjëherë në urgjencën e Spitalit të Sarandës për ndihmë mjekësore.