Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
60 autobusë nga Kosova nisen drejt sheshit “Skënderbej”, kalimi në Rrugën e Kombit pa pagesë për 24 orë
Rruga e Kombit do të jetë pa pagesë për 24 orë ditën e premte. Kjo vjen pasi nesër, 17 tetor, ora 17:00 sheshi Skënderbej, Tiranë do të jehojë nga thirrjet për drejtësi ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët mbahen në paraburgimin e Hagës. Protestë e ngjashme e organizuar nga veteranët e UÇK u zhvillua edhe në Hagë më 14 shtator. Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati në një konferencë për media më 14 tetor, tha se në këtë tubim do të mbajë fjalë ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Po ashtu, ai theksoi se nga Kosova drejt Tiranës do të nisen 60 autobusë. Ndërkohë pritet të marrin pjesë edhe ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu. Kreu i grupit të PS, Taulant Balla deklaroi një...