Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Operacion kombëtar ndaj krimit ekonomik, ja si Qeveria do të gjurmojë mashtrimet financiare
Lufta ndaj mashtrimeve financiare do të jetë prioritet edhe gjatë viteve të ardhshme, pasi edhe pse Shqipëria ka arritur progres të dukshëm në luftën kundër krimit ekonomik dhe financiar, si dhe në parandalimin dhe goditjen e pastrimit të parave dhe korrupsionit, sfidat në këto fusha mbeten të mëdha dhe komplekse. Strategjia Kombëtare për Parandalim dhe Luftën Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, 2026-2030, e hedhur për konsultim publik, do të përqendrohet në zhvillimin e kuadrit ligjor dhe rregullator në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare, duke mundësuar një përgjigje më të shpejtë dhe më efektive ndaj fenomeneve të pastrimit të parave dhe krimit ekonomik. Format e pastrimit të parave janë të shumta, ku një prej tyre është dhe pastrimi i fondeve nga...