Gaza: deputeti demokrat u kërkon socialistëve atë që vetë s’e ka bërë

Gaza: deputeti demokrat u kërkon socialistëve atë që vetë s’e ka bërë

Një zë nga opozita, elaburues i koncepteve “i djathtë” e “i majtë” në politikën shqiptare, Tomorr Alizoti, i ka kujtuar tangentalisht PS-së mosrreshtimin e saj pro Gazës. “Ku qëndron e majta juaj? I majti europian është me të dobëtin, me punëtorin, ju jeni me horrin, ju në çdo qark jeni me të fortin, i majti europian mund të ishte sot edhe në Gaza, ku qëndron e majta juaj, ju jeni me të fortin e lagjes…”, tha deputeti demokrat, duke cekur, jo mjaftueshëm por vetëm për konsum politik, një çështje të ndjeshme të politikës, e cila kaloi pa debat në gati dy vite gjenocid në Gaza. Vetë PD-ja ku ai bën pjesë nuk guxoi të bënte një deklaratë mbështetëse ndaj popullit të Gazës, pa u ngatërruar...