Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Berisha: Rama kishte përgatitur një orë fjalim, por e detyruan të mos jetë në protestën e UÇK-së
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë jashtë parlamentit tha për gazetarët se kryeministri Edi Rama kishte përgatitur një fjalim në protestën që do të mbahet në Tiranë të premten për lirimin e luftëtarëve të UÇK-së, por e detyruan që të mos merrte pjesë. Pjesë nga deklarata: Hordhitë serbe neveritën dhe tmerruan botën me krimet të paimagjinueshme, të papara deri atëherë sipas shumë vëzhguesve që kryen në Lumë dhe kryesisht në fshatin Pobreg, por edhe në 32 komunitete të tjera. Ky gjenocid i Lumës ka kaluar i pa shqyrtuar, i pavlerësuar. Është i shkruar në të gjitha traktatet për gjenocidin, por jo në historinë shqiptare. Janë disa studiues që e kanë nxjerrë. Pas tij ishte gjenocidi i Tivarit. Shqiptarë të mbledhur pa asnjë...