Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mori 2,4 milionë lekë për një ndërtim pa leje, çohet për gjykim polici bashkiak dhe qytetari
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal ndaj Besmir Canit, me detyrë polic bashkiak në Bashkinë Tiranë. Sipas njoftimit të SPAK, ai akuzohet për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal. Gjithashtu dhe ndaj të pandehurit Ahmet Mashollari, i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 244/2 i Kodit Penal. Pas përfundimit të hetimit paraprak ka rezultuar e provuar se i pandehuri, Besmir Cani, në ushtrim të detyrës së punonjësit të policisë bashkiake, ka marrë një përfitim të parregullt në...