Giroud bën deklaratën e fortë: Nuk shoh diferenca të mëdha mes Ligue 1 dhe Serie A

Giroud bën deklaratën e fortë: Nuk shoh diferenca të mëdha mes Ligue 1 dhe Serie A

16 Tetor 2025 14:01 Alfred Lleshi Pas 13 vitesh nga transferimi tek Arsenali, Olivier Giroud po e sheh sërish Ligue 1 me sy të rinj, duke mohuar se kampionati francez është në rënie. Pas një periudhe jo të suksesshme te Los Angeles FC, sulmuesi i Lille theksoi rëndësinë e rikthimit në Francë të disa kampionëve të botës si Pavard, Pogba dhe Thauvin, të cilët, sipas tij, “i japin vlerë kampionatit në një periudhë delikate për futbollin francez”. Golashënuesi më i mirë në historinë e Francës pranoi se Ligue 1 “çdo vit humbet shumë talente, të cilët ikin drejt klubeve më të pasura”, por shtoi se niveli mbetet i lartë: “Nuk po e krahasoj me Premier League, por nuk shoh diferenca të mëdha mes Ligue 1...