Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
PD kërkon barazi në Komisionet për Reformën Zgjedhore e Territoriale (Zbardhen amendamentet)
Janë zbardhur sot, 16 tetor, amendamentet e Partisë Demokratike për projektvendimin e ngritjes së Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe atë për Reformën Territoriale. Partia Demokratike ka kërkuar ndryshime në vendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale. Duke iu referuar traditës parlamentare dhe rëndësisë që kanë këto dy reforma, demokratët kërkojnë barazi mes mazhorancës dhe opozitës. Përkatësisht, për reformën zgjedhore kërkohet që komisioni të përbëhet nga 16 anëtarë, ku tetë i përkasin Partisë Socialiste, gjashtë Partisë Demokratike dhe nga një përfaqësues nga grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim” dhe grupin parlamentar të Partisë së Lirisë. I njëjti parim kërkohet të zbatohet edhe për Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale.
Gjithashtu, kërkohet që pjesë me ekspertizë të...