Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vrasja e bizmesmenit italian, vetëdorëzohet autori i dyshuar i vrasjes
Autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian, Edoardo Sarchi është vetëdorëzuar ditën e sotme në polici. Kamber Sulçe raportohet se është paraqitur në policinë e Gjirokastrës. Krimi i ndodhi në orët e para të mëngjesit të 27 shtatorit në Salari të Tepelenës. Biznesmeni italian humbi jetën pasi u qëllua për vdekje nga një distancë prej rreth 120 metrash, dyshohet nga Kamber Sulçe. Sipas dosjes hetimore, motivi i vrasjes ka nisur nga një konflikt banal për dritat e gjata të makinës, mes autorit të dyshuar dhe djalit të ortakut të biznesmenit italian, i identifikuar si Gazmend Braçi. Në dëshminë e tij, Gazmend Braçi tregon se pas zënkës me autorin, automjeti i tij mbeti në rrugë për shkak të mungesës së karburantit. Për këtë arsye, ai...