Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Votimi në Gjykatën e Lartë për anëtarin në Kushtetuese/ Zbulohet audio, censurohen zërat kundër. Si e shpalli kancelarja të pavlefshme votën për Naureda Llagamin
Pikëpyetjet për përzgjedhjen e anëtarit të ri të Kushtetueses vazhdojnë. Top Channel ka siguruar audion dhe procesverbalin e mbledhjes së posaçme të Gjykatës së Lartë më datë 30 shtator, ku ishin të pranishëm 15 anëtarë për të votuar kandidatët, materiale të cilat nuk përputhen plotësisht. Hijet e dyshimit shtohen për votimin, ku u shpall fitues për vakancën, gjyqtari i Gjykatës së Lartë Asim Vokshi me 6 vota, ndonëse Naureda Llagami mori 3 vota më shumë se ai, por njëra nuk u quajt e vlefshme, duke pamundësuar arritjen e kriterit të 3/5 të votave për emërimin. Në procesverbal shihet mungesa e zbardhjes së plotë të audios me zërat kundërshtues të gjyqtarëve që nuk pranojnë vlerësimin si të pavlefshëm në fletën e votimit për kandidaten më të...