Media ukrainase: Shqipëria po ndihmon Rusinë dhe Libinë të fusin naftë kontrabandë në BE

Media ukrainase: Shqipëria po ndihmon Rusinë dhe Libinë të fusin naftë kontrabandë në BE

foto ilustruese TIRANË – Media ukrainase “RBC Ukraine” ka publikuar së fundi një investigim, ku pretendon se Shqipëria po ndihmon që nafta ruse të hyjë në tregjet europiane, pavarësisht sanksioneve që i janë vendosur nga perëndimi. Teksa citon një investigim të Balkan Insight, RBC shkruan se karburanti maskohet si material ndërtimi ose fshihet në anije të modifikuara posaçërisht, duke i lejuar kontrabandistët të shmangin sanksionet ndërkombëtare dhe kontrollet tatimore. Ekspertët besojnë se pjesa më e madhe e karburantit të kontrabanduar është me origjinë ruse, ndërsa një pjesë tjetër vjen nga portet libiane të kontrolluara nga grupe të armatosura. Në artikull theksohet se kontrabandistët përdorin anije të vjetra që lundrojnë nën flamur tanzanian dhe janë regjistruar në kompani offshore, për të kryer dërgesa të tilla. ARTIKULLI I...